Një apartament kozmopolit i stilit të shtëpisë tradicionale shqiptare në një banesë të rinovuar rishtazi me shumë kujdes e shije në katin e 8-të ku arrihet me ashensor. Për shkak se është dizajnuar me mobilje tradicionale të stilit rural, objekte të restauruara, oxhak spektakular me mozaik të krijuar nga një artist vendas si dhe, ajo që është kryesorja: sofra me karrike tre-këmbëshe të stilit të odave që bëjnë mikëpritje tradicionale, apartmentin e kemi quajtur ODË URBANE. Jemi në qëndër të qytetit, por është vend i qetë sepse banesa gjindet mbi një rrugë qorre ashtu që nuk dëgjohen zhurmat e makinave. Dhoma e pritjes është hapësirë e madhe e hapët me tavolinë të gjatë druri që mund të përdoret për punë dhe për të ngrënë shumë njerëz. Kjo dhomë qendrore poashtu ka kauqë/divan super-komod që mund të shëndrrohen në dy krevat për fjetje. Lidhur me këtë është kuzhina e pajisur plotësisht me maqinë të enëve, maqinë të rrobave dhe elemente tjera që kombinojnë rehatinë moderne me tipare të një ode tradicionale shqiptare (kuzhina vjen e pajisur me maqinë për kafe dhe gjygyma të çajit tradicional bashkë me çaj rusi). Nikoqirët e kësaj shtëpie janë SUPERNIKOQIRË (superhost) në AirB&B ku janë të listuar 1 vit para se të listohen në Booking dhe në Air B&B mund t'i shihni kritikat nga udhëtarët tjerë të listuar nën "City Centre "Farmhouse in the Sky" designer apt.' Mysafirët priten me raki vendase, verë dhe çokollata, si dhe kafe dhe çaj. Për ata që janë të disponuar për ushtrime apartmenti ka 2 Yoga mats dhe pesha 4, 3 & 2kg të cilat gjenden në arkën qendrore që përdoret si tavolinë. Në ballkon është një tavolinë e tipit mini-bar që mund të përdoret për të pirë & ngënë në ditë të ngrohta, që janë 8 nga 12 muaj në Kosovë.
Ne jemi një familje shqiptaro-britanike me fëmijë që jetojmë në Prishtinë, përdorues të vjetër të AirBnB & Booking në udhëtimet tona nëpër Evropë dhe tani vet nikoqir me ç'rast jemi klasifikuar si Superhost/Super Nikoqirë në Air B&B. Kur s'kemi mysafirë, këtë Odë Urbane e përdorim për organizimin e shumë darkave tradicionale me miq andaj, si rezultat i kësaj banesa jonë vie e pajisur me një grup prej 12 pjatash, gotave të verës dhe gjithçka tjetër që nevojtet për mikpritje të grupeve të mëdha miqësh. Flasim shqip, anglisht, serbo-kroato-boshnjakisht, frëngjisht dhe rusisht.
Jemi në dispozicion në telefon, mesazhe, whatsup dhe viber dhe fizikisht në dispozicion sepse jetojmë në të njëjtin kat në pallat nëse do ju duhej diçka nga ne. Nuk ju bezdisim po që se nuk ju duhemi por vetëm ju dëshirojmë qëndrim të këndshëm :-)
Jemi matanë rrugës (5 minuta në këmbë) nga ndërtesa më e veçantë në Prishtinë, Biblioteka Kombëtare dhe 7 min në këmbë nga sheshi kryesor i qytetit, Sheshi Nena Terezë. Vendi më i afërt për të ngrënë me çmim të ulët është Extreme Pica & French Tacos mu nën ndërtesën tonë në rrugën A. Ramadani. Për vegjetarian shkoni tek Baba Ganoush Meze pranë hotel Grand. Për kafe dhe furrën më të mirë me specialitete vendase si pite me spinaq, flia, mantija, bakllavë por edhe për kifle daneze, 'bagels' etj shkoni te Olive (pranë supermarketit Meridian Express i cili ofron gjithashtu ushqime të lira) përgjatë rrugës Anton Çetta. Pranë Meridian është Da Michele, restoran italian i picave gjigante napolitane që ka edhe një venari ngjitur. Për brunch, bagels, krepa dhe sallatat më të mira shkoni në kafenenë atmosferike Sonder, dy rrugë paralele me apartamentin tonë. Restorantet tjera në të njëjtin drejtim janë Alegro, A&A dhe Extra Fish që kanë ushqim fantastik. Për fruta dhe perime të freskëta ecni tatepjetëzës së rrugës Gazmend Zajmi (si San Francisko) për 5 minuta ku e gjeni pemëshitësin "Qershia" në të djathtë. Baret më të afërta (10 min në këmbë) ndodhen në rrugicën 2 Korriku (Ballkan, Taverna Tirona, Ibra, Te Martini, Bubble Pub). Për bazen të brendshëm & spa luksoze shko në Swiss Diamond (10 min në këmbë). Për bazen të jashtëm shkoni ma larg në Hotel Garden & Emerald Hotel.
Objektet tjera që gjenden afër nesh janë palestra "Five Star" në Grand Hotel sapo ta kalosh parkun universitar, Parku Kryesor i Qytetit me kënd të mirë lojërash 12 minnë këmbë, ordinanca e dentistit "SMILE" e shkolluar në Kaliforni, floktari i shkolluar në Londër Alban Avdullahu te Iliri Salon, estetistët e mirë në Dermacare, Thai Massage autentike dhe Optika Roka për kontrolla të syve. Afër ka larje kimike, disa berber & rrobaqepës. Për vrap shkoni në Gërmi.
Prishtina është përgjithësisht vend i sigurt, e kjo lagje në veçanti është e ndriçuar mirë dhe gumëzhin nga njerëz që e popullojnë kampusi universitar.
対応言語:ボスニア語,英語,フランス語,クロアチア語,アルバニア語,セルビア語